Dokumentet e gjyqit: Epstein detyronte minorenet të bënin seks me princin britanik, si provë për shantazh

01/08/2020 17:25

Dokumentet e publikuara së fundmi për çështjen e miliarderit pedofil hebre Geffrey Epstein, thonë se ai detyronte vajzat minorene të bënin seks me princin britanik Andrew në formë prove inkriminuese për t’i bërë atij shantazh.

Dokumentet e gjyqit thonë se Epstein i ka thënë viktimës së trafikut Virginia Giuffre “t’i japë Princit çfarëdo që ai të kërkojë”, shkruan Daily Mail, ndërsa më pas i i kërkonte të raportonte detajet e abuzimit seksual.

Aty thuhej se Epstein e bënte këtë dhe me të tjera figura të rëndësishme me qëllim “ta afronte veten me ta për përfitim personal, politik, biznesi apo financiar, si dhe të zotëronte material të mundshëm për shantazh”.

Ndërkohë bashkëpunëtorja dhe “tutorja” e tij Ghislaine Maxwell, e arrestuar muajin e kaluar, kishte ndihmuar në aktet e abuzimit seksual të Princit Andrew, thuhet më tej në dokumente.

Aristokratja britanike akuzohet se ishte “madama” e Epstein për rekrutimin e vajzave të reja për llogari të financierit tashmë të vdekur dhe të diskredituar.

Në dokumente thuhet se Princi Andrew ishte një nga “individët më të fuqishëm” që kontrollohej nga financieri Epstein, pasi “skllavja e seksit” Virginia Giuffre kishte shkuar me të.

Anëtari i familjes mbretërore nuk ka ofruar ende asnjë koment për çështjen.

Në dokumentet eksplozive të gjyqit të shkuar tregohet me tej sesi Giuffre ishte detyruar të bënte seks dhe me tutoren e saj Maxwell.

Qindra faqe dokumentesh të tilla janë publikuar pas urdhrit të një gjykatësi të New York teksa ende vazhdon ngritja e akuzave ndaj Maxwell.

FOTO GALERI
2/8
Viktima e trafikut, akuzuesja Virginia Giuffre

Top Channel