SHBA/ Agjentët federalë bien dakord të largohen nga Portlandi, por me kushte

30/07/2020 03:42

Qeveria amerikane thotë se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur me protestuesit në Portland të Oregonit, duke filluar nga e enjtja me kusht që të sigurohen se do ti jepet fund dhunës dhe vandalizmit që kanë shoqëruar javët e protestave në qytetin e Bregut të Paqësorit.

Guvernatorja e Oregonit Kate Brown nuk përmendi kushtet në njoftimin e saj për marrëveshjen e arritur të mërkurën. “Policia lokale e shtetit Oregon do të jetë në qendër të qytetit për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të ruajtur paqen,” shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter. Duke deklaruar se marrëveshja pasoi diskutime që përfshinin nënpresidentin Mike Pence dhe zyrtarë të tjerë federalë, ajo tha, “Le të vemë në qendër të vëmendjes kërkesat e lëvizjes Black Lives Matter për drejtësi racore dhe përgjegjshmëri të policisë. Ka ardhur koha për veprime të guximshme për të reformuar praktikat e policisë”.

Adad Wolf, Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, konfirmoi se guvernatorja dhe autoritetet federale kishin rënë dakord t’i jepnin fund “veprimtarisë së dhunshme në Portland që vinte në shënjestër pronat federale dhe oficerët e zbatimit të ligjit”. Por ai tha se zyrtarët do të fillojnë tërheqjen e personelit të sigurisë vetëm nëse janë të sigurt se pronat federale nuk do të sulmohen më.

Forcat federale u dërguan në qytetin më të madh të Oregonit për të mbrojtur një gjykatë federale pas disa javë demonstrimesh, disa prej tyre të dhunshme, të shkaktuara nga vdekja e George Floyd në duart e policisë në Mineapolis. Me kalimin e kohës protestat u përshkallëzuan me disa demonstrues që hodhën gurë dhe fishekzjarre mbi gjykatën dhe duke shënjestruar me lazer oficerët e policisë. Agjentët federalë u përgjigjën me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime. Të mërkurën paradite Presidenti Donald Trump vlerësoi agjentët federalë në Portland dhe këmbënguli që ata të mos largoheshin derisa autoritetet lokale “të siguronin qytetin e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA