Fqinjët tentojnë të linçojnë ish të dashurin pas gjetjes së trupit të adoleshentes në kopsht

30/07/2020 18:43

Një grup i zemëruar fqinjësh në një qytet të vogël të Argjentinës u vunë dje në ndjekje të një vrasësi të dyshuar, pasi trupi i një adoleshenteje u gjet i fshehur në kopshtin e shtëpisë së tij.

19-vjeçarja Julieta Abigail del Pino ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, para se të zbulohej thuajse e varrosur në kopshtin e shtëpisë së ish të dashurit Cristian Romero, në qytezën e Berabevu, në verilindje të Santa Fe.

Sipas raportimeve paraprake të autoriteteve e reja ishte përdhunuar e rrahur për vdekje.

E përditshmja vendase La Nacion, tha se autoritetet arrestuan në kohë Romero para se turma e tërbuar po e arrinte për ta linçuar pas zbulimit makabër.

Julieta kishte dalë nga puna të shtunën që shkoi dhe i kishte telefonuar nënës për t’i ngrohur darkën, por ajo nuk mbërriti kurrë në shtëpi, shkruan e përditshmja Infobae.

Autoritetet e drejtuara nga prokurorja Susana Pepino nisën kërkimet me qen në zonë dhe studimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Në pamje ishte parë Julieta që kalonte me motoçikletën e saj, teksa autoritetet besojnë se më vonë ishte ndaluar.

Kërkimet me qen udhëhoqën oficerët drejt makinës së Romero, i cili ishte ish i dashuri i saj dhe koleg i të vëllait. Oficerët zbuluan rroba të vajzës në makinën e tij dhe më pas trokitën në derën e shtëpisë së të dyshuarit.

Fillimisht Romero kishte refuzuar të hapte derën. Policia e theu atë dhe qentë udhëhoqën ata drejt kopshtit.

Rezidentët e revoltuar nisën të rrethonin Romero para se oficerët arritën ta fusnin atë në makinë.
Nëna e viktimës Fabiana Moron, tha për mediat: “Ndihmomëni të kërkoj drejtësi sepse Julieta ime mund të jetë dhe Julieta jote”.

FOTO GALERI
2/5
Ish i dashuri Cristian Romero eshte arrestuar per vrasjen e saj në qytezën e Berabevu, në verilindje të Santa Fe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA