FOTO/ Krim makabër! Ther me thikë bashkëshortin dhe me kokën e tij të prerë del shëtitje qytetit

30/07/2020 20:59

Një 34-vjeçare në Meksikë, është arrestuar nga policia vendase, pasi theri me thikë bashkëshortin e saj dhe me kokën e tij të prerë doli shëtitje nëpër qytet.

Gruaja, e identifikuar si Veronica Rivera Motegrande, është parë duke ecur me një çantë të gjakosur nëpër rrugët e Amecamecas.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte menduar të arratisej dhe kishte hedhur në tokë çantën, brenda së cilës ishin pjesët e trupit të të shoqit. Viktima raportohet se ishte një 70-vjeçar.

Në polici, gruaja ka rrëfyer se është përfshirë në një debat të ashpër me partnerin, e më pas ajo ka reaguar dhe e ka goditur me thikë.

Trupi i pajetë i 70-vjeçarit është marrë nga policia dhe është vendosur në morgun e qytetit, ndërsa gruaja është dërguar në spital pasi gjendja e saj psikologjike është paraqitur tepër e rënduar, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel