Foto/ Burri me dy gra bëhet me fëmijë, partneret njëzëri: Fëmijët do të na thërrasin mami

30/07/2020 17:47

Një çift i çuditshëm, e kanë zgjeruar familjen e tyre me një fëmijë.

Cheyene Barnes, 29 vjeçe nga Teksas, ka jetuar me partnerin e saj James Chorman, 34-vjeç, prej më shumë se një viti. Më pas, ishte ideja e saj që në marrëdhënien e tyre të hynte dhe një grua tjetër.

James nuk ishte plotësisht i bindur për këtë ide, megjithatë në vitin 2019 ai pranoi dhe në jetën e tyre hyri Joelle Temporal, 24-vjeçe. Të tre ata kanë një të kaluar tejet interesante, secili prej tyre ka të paktën një fëmijë nga një marrëdhënie e parë. Ndërsa James dhe Cheyenne kanë dy fëmijë së bashku, Darian 5-vjeçe dhe Lilith 12-muajshe. Ideja e Cheryenne dhe Joelle, është që Lilithian e vogël ta ushqejnë të dyja me qumësht gjiri, e gjithashtu fëmija të mund t’i thërrasë të dyjave mami.

“Të gjithë thonë se fëmijët do të mërziten nga kjo lidhje që ne kemi krijuar. Por fëmijëve nuk i intereson, ata shikojnë tek ne tre njerëz që duhen. Vajza ime pesë vjeçe i thotë të gjithëve që ka tre prindër. Ne bëjmë një jetesë të qetë, ndihemi mirë me këtë lidhje që kemi krijuar”, ta Cheyenne.
Më tej ajo shtoi:

“Meqenëse James dhe Joelle janë në punë gjatë gjithë kohës, unë marr më shumë vendime përsa i përket fëmijëve. Ne kemi teknika të ndryshmet të prindërimit, por në fund gjithmonë mendimet tona përputhen”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA