Pas një shkëputjeje të shkurtër nga muzika, Era Istrefi rikthehet me një një projekt tërësisht shqip.

Ylli i “Bon bon” ka lajmëruar përmes story-ve në Instagram se do të bashkëpunojë me Butën.

Reperi kosovar ka publikuar gjithashtu një foto nga studio me bukuroshen bjonde në rrjetin social.

Dyshja e artistëve nuk kanë zbuluar detaje të tjera për bashkëpunimin e tyre, megjithatë fansat kanë shumë pritshmëri për këngën e re.

Hera e fundit që Era Istrefi ka realizuar një projekt shqip ka qenë ai me motrën e saj Nora, “Nuk e di”, në prill të 2019.

Ndërsa bashkëpunimi i fundit ndërkombëtar ka qenë ai me Ilkay Sencan dhe Arash, “No Maybes” i publikuar gjatë periudhës së izolimit nga pandemia në mars të këtij viti.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA