Disa pamje të pabesueshme tregonin një krokodil gjigand që përplaste duke gritur në ajër një derr të egër që kapi në pranë pellgut të tij, para se ta copëtonte e ta hante të tërin.
Krokodili mashkull i ujërave të kripura me peshë rreth 500 kg, shihet që përplas disa herë derrin e egër duke e kapur nga koka.
Forca e gjeneruar gjatë lëvizjeve të krokodilit është e mjaftueshme për të këputur gjymtyrët e tij, thotë eksperti që kapi fotot.
Zoologu dhe specialisti i krokodilëve australianë Adam Britton tha se derrkuci kishte vdekur që me goditjen e parë por krokodili priti derisa preja të “fundosej” në ujë.
49-vjeçari bëri fotot e krokodilit të tij 60-vjeçar në Darwin, Australi.
Ai shton se krokodili përsërit të njëjtin proces derisa ushqimi i tij të bëhet gjithnjë e më i vogël.
Adam thotë se u deshën rreth 50 minuta që ta hante të gjithë derrkucin.
Në imazhet e mëpasshme shihet krokodili që rri i kënaqur pas ngrënies së gjahut.
Eksperti thotë më tej se pas kësaj krokodili nuk hëngri asgjë për tre javë pasi e kishte stomakun plot.
Adam shton: “Megjithse derrkuci kishte vdekur, krokodili priti derisa ai të fundosej në ujë. Predatori e kapi më pas për ta nxjerrë në sipërfaqe dhe nisi ta përplaste përsëri për ta copëtuar. Kjo sigurisht që ishte e rrëmujshme pasi të brendshmet e presë u shpërndanë gjithandej”.
Top Channel