Oficeri i policisë qëllon për vdekje gruan e tij në Tajlandë, 48-vjeçarja ekzekutohet brenda ambienteve të kopshtit ku punonte

09/09/2026 13:38

Një oficer policie në Tajlandë ka qëlluar për vdekje gruan e tij, e cila punonte si mësuese në një çerdhe, në distriktin Bang Lamung të provincës Chonburi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites, në ambientet e Kopshtit Fillor Nongplalai, rreth 150 kilometra në juglindje të Bangkokut.

Sipas mediave lokale, autori është identifikuar si Tasapong Thongthat. Ai dyshohet se ka qëlluar disa herë gruan e tij 48-vjeçare, Pailim Thongthat, në katin e parë të mensës së godinës, përpara se të largohej nga vendngjarja.

Policia më vonë e ka lokalizuar oficerin në një banesë dhe po përpiqet ta bindë të dorëzohet. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi që çuan në ngjarje.

Në momentin e sulmit, në çerdhe ndodheshin 44 fëmijë dhe tre mësues të tjerë. Të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe, sipas autoriteteve, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Guvernatori i provincës Chonburi, Narit Niramaywong, urdhëroi mbylljen e përkohshme të institucionit, ndërsa specialistë të shëndetit mendor do të ofrojnë mbështetje për fëmijët dhe stafin e prekur nga ngjarja.

Top Channel