Ka përfunduar takimi i kësaj paraditeje mes ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe kryeministrit Edi Rama, zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Ende nuk dihen detaje rreth këtij takimi, që u zhvillua paralelisht me seancën plenare, ku mazhoranca po prezanton raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Duhet thënë gjithashtu se mbledhja e tyre në një tryezë vjen në një kohë të tensionuar politike, sa u takon ndryshimeve kushtetuese dhe hapjes së listave. PD dhe LSI janë gati të pranojnë listat e hapura, madje në masën 100%, por nuk pranojnë që të hiqen koalicionet parazgjedhore, një ndryshim që pritet të ndodhë në datën 30 korrik, kur mazhoranca dhe opozita parlamentare do ta votojnë në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA