Nagip Arifi merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bujanocit

27/07/2020 17:40

Zyrtarisht, ditën e sotme, Nagip Arifi ka marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Pranim-dorëzimi i funksionit të të parit të Bujanocit, ndërmjet Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, u zhvillua në një bashkëbisedim rreth gjendjes aktuale në Bujanoc, të shkaktuar nga COVID-19, gjë që ka ndikuar edhe në gjendjen financiare të Komunës së Bujanocit.

Pas marrjes së detyrës për herën e katërtë, Nagip Arifi përmes një konference për media ka theksuar se: “Që nga viti 2002, kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet, gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe vetëm sot komuna është në bllokadë me 4.5 milionë dinarë”.

Kujtojmë që Nagip Arifi u zgjodh për kryetar të komunës së Bujanocit të mërkurën e 22 korrikut, pas arritjes së një koalicioni me partitë shqiptare./LuginLajm/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA