Kanye West i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij Kim Kardashian pasi zbuloi informacione në lidhje me jetën e tyre private pak ditë më parë në Twitter.
Kanye West i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij Kim Kardashian pasi zbuloi informacione në lidhje me jetën e tyre private pak ditë më parë në Twitter.
Reperi 43-vjeçar ndau një status në rrjetin social ku shkruante:
“Kim, e di që ju lëndova. Të lutem, më fal! Faleminderit që keni qenë gjithmonë këtu për mua”.
Një burim i afërt me çiftin e famshëm zbuloi për “People” se Kim ishte mërzitur shumë kur zbuloi se Kanye tregoi publikisht se ylli i reality show kishte konsideruar abortin e vajzës së tyre North gjatë shtatzënisë.
West, zbuloi përmes statuseve në Twitter se ka dashur të divorcohej me bashkëshorten e tij 2 vite më parë, kur kjo e fundit u takua me Meek Mill për të folur për “reformën e burgut”.
Artisti, i cili ka shpallur kandidaturën për President në SHBA, akuzoi gjithashtu Kim dhe vjehrrën Kris Jenner se ato tentuan të merrnin një doktor dhe ta mbyllnin në një spital psikiatrik.
Top Channel