Video/ Zgjuarsia e momentit i shpëtoi jetën! Mënyra gjeniale sesi gruaja i shpëtoi sulmit të bizonit

19/07/2020 15:02

Një grua në SHBA është shtirur si e vdekur për t’i shpëtuar një sulmi të mundshëm të bizonit.

Gruaja ndodhej në një park së bashku me miqtë e saj dhe papritur një bizon drejtohet furishëm drejt tyre. Në tentativë për t’u larguar me vrap, gruaja rrëzohet dhe dëmton këmbën. Duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër për t’i shpëtuar zemërimit të kafshës, ajo shtiret sikur kishte vdekur.

Identiteti i gruas nuk u bë i ditur, por raportohet se ajo e ka kaluar pa lëndime këtë incident. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA