Wuhan i Kinës nuk gjen paqe/ Dikur vatër e epidemisë, tani me përmbytje masive

18/07/2020 06:59

Wuhan është qyteti kinez nga i cili virusi Covid-19 u përhap në të gjithë botën. Që në nëntor të vitit të kaluar dolën shenjat e para ku shfaqeshin video me njerëz që binin papritur në tokë duke ecur, e më pas me numrin e vdekjeve që i ka kaluar 500 mijë në planet.

Por me sa duket, ky qytet nuk po gjen qetësi pasi shpalli alarmin e kuq këtë të premte, pasi shiu i madh fryu lumenjtë duke shkaktuar përmbytje masive.

Wuhan, në brigjet e lumit Yangtze, ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, paralajmëroi banorët të marrin masa paraprake pasi nivelet e ujit shpejt iu afruan nivelit maksimal të garantuar të sigurisë.

Rezervuari “Three Gorges”, i cili ka mbajtur më shumë ujë në përpjekje për të lehtësuar rreziqet e përmbytjes në rrjedhën e poshtme, është më shumë se 10 metra më i lartë se niveli i lejuar i tij, me hyrjet tani në më shumë se 50,000 metra kub në sekondë. Sezoni i shiut veror sjell përmbytje në Kinë pothuajse çdo vit,.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA