Një rreshter i ushtrisë britanike u dënua vjet me 20 vjet burgim për sabotmin e parashutës së gruas së tij me qëllim ta vriste dhe të niste një jetë re me të dashurën sekrete, si dhe të përdorte sigurimin e saj të jetës për të larë borxhet.

Gruaja mrekullisht i mbijetoi rënies por u lëndua rëndë. Victoria Cilliers tashmë po publikon një libër për historinë e saj me kolegun manipulues që njohu në ushtri, pjesë nga i cili janë publikuar nga mediat britanike.

Duke dhënë dënimin për Emile Cilliers, gjykatësi tha: “Kjo është një shkelje e masës më të rëndë. Ju tentuat dy herë të merrni jetën e gruas tuaj, planifikuat ta bëni këtë me gjakftohtësi dhe për qëllime egoiste. Shpëtimi i saj ishte i mrekullueshëm. Ajo ka vuajtur lëndimin fizik dhe lëndimin psikologjik nga terrori i rënies”.

Episodi:
“5 prill, 2015. Teksa avioni i vogël po ngrihej, nuk isha e sigurtë nëse doja vërtet ta bëja këtë.

Mendja më shkonte te dy fëmijët e vegjël që më prisnin në shtëpi: April 3 vjeçe dhe Ben vetëm pesë javësh. Unë nuk duhet të isha këtu, duhet të isha atje me ata.

Hedhja me parashutë ishte ide e burrit tim Emile. Diçka që të bëjmë së bashku, më tha ai, dhe kjo ishte arsyeja që unë pranova. Por në fund ai nuk erdhi dot me mua sepse nuk gjeti njeri për t’u kujdesur për fëmijët.

Kur avioni arriti në 1000 metra lartësi u kapa te dera teksa parashutisti para meje u hodh e u zhduk mes reve. Ta bëj, ta heq qafe, thashë me vete, e më pas do të kthehem në shtëpi.

Kërceva dhe sapo ajri i ftohtë më rrahu fytyrën u qetësova. me dorën e djathtë dislokova parashutën kishte një kërcitje të pazakontë. U shokova kur pashë që litarët që më mbanin te parashuta ishin të spërdredhur.

Por unë e dija çfarë të bëja: Manovrova me këmbë në mënyrë rrethore në ajër duke drejtuar litarët e ngatërruar. Kur ato u çliruan, u çlirova dhe unë për një moment, pastaj erdhi tmerri.

Rrotullimet nuk po ngadalësoheshin, çfarëdo që të bëja nuk kontrollohesha dot.

Teksa toka po afrohej, lëshova shpejt parashutën kryesore dhe hapa atë dytësore, duke u pergatitur për ndalesën e fortë të shpejtësisë, qe ne fakt ajo nuk erdhi kurrë.

Po rrotullohesha agërsisht në ajër. Nuk mund ta besoja. ‘Jam një parashutiste me eksperiencë’, thashë me vete, teksa e dija se ishin një në një milion shanset dhe parashuta kryesore dhe ajo dytësore të mos funksionojnë.

Teksa toka afrohej shtyja frikën larg mendjes time: ‘Duhet t’ia dal’, thoja me vete, fëmijët e mi kanë nevojë për mua”.

Në moshën 35 vjeçe u njoha me njeriun që më vonë do të përpiqej të më vriste. Unë punoja si fizioterapiste në bazën ushtarake të Larkhill, Britani, kur Emile hyri duke çaluar në dhomën time të trajtimit. Ai ishte instruktor stërvitjeje në sektorin e artilerisë dhe kishte lënduar gjurin.” (DailyMail)

FOTO GALERI
1/5
Victoria dhe Emile duke u hedhur se bashku ne 2011

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA