Olta Boka është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë Gaia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2008, përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku i mban dorën të voglës së saj.

Olta shkruan: “Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona.Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij!”

Olta Boka pranoi lidhjen dhe fejesën e saj me djalin e ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, Ivin në mars të vitit të kaluar.

Ajo zbuloi se dashuria e tyre ka nisur në bankat e shkollës, pasi Ivi është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA