25/11 11:52
Një anglez që tentoi të trafikonte 12 shqiptarë është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.
Top Channel duke iu referuar mediave angleze raporton se Christopher McEneaney në makinën campet tip Fiat bashkë me partneren e tij dhe dy fëmijët, pjesën e pasme të Fiatit, e kishin mbushur me 12 shqiptarë.
Ata u kontrolluan nga forca e kufirit ‘Border Force’ në hyrje të tunelit Channel Tunnel ne Coquelles, të Francës , në Shtator 2018.
Kontrolli zbuloi 12 persona, që të gjithë mbajtës të pasaportave shqiptare.
McEneaney, 31, vjeç u akuzua për favorizim të emigracionit ilegal në Angli.
Top Channel