Një anglez që tentoi të trafikonte 12 shqiptarë është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Top Channel duke iu referuar mediave angleze raporton se Christo­pher McEneaney në makinën campet tip Fiat bashkë me partneren e tij dhe dy fëmijët, pjesën e pasme të Fiatit, e kishin mbushur me 12 shqiptarë.

Ata u kontrolluan nga forca e kufirit ‘Border Force’ në hyrje të tunelit Chan­nel Tun­nel ne Co­quelles, të Francës , në Shtator 2018.

Kontrolli zbuloi 12 persona, që të gjithë mbajtës të pasaportave shqiptare.

McEneaney, 31, vjeç u akuzua për favorizim të emigracionit ilegal në Angli.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel