LIVE/ Mbi 3 orë protestë mes gurëve e flakës, 23 të arrestuar, disa policë dhe një gazetare e plagosur. Ministria e Arsimit si arenë “lufte”, zmbrapsen me gazlotsjellës dhe ujë me presion

13/10/2026 17:54

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit menjëherë sapo ka nisur tubimi kanë gjuajtur me vezë dhe të ngjyrosën me sprej muret e godinës.

Më pas ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe thyer xhamat e dritareve.

Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë, ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.

Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas ka përdorur shkopa gome dhe ka shoqëruar protestuesit, teksa situata tensionohet herë pas here.

Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë, po ashtu raportohet edhe për të tjerë të lënduar.

Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u dorëzuar gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji, protestuesit u shpërndanë, por u rigrumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet vijojnë ende mes policisë dhe protestuesve, ku në gatishmëri janë forca të shumta policie dhe autobotë.

Top Channel