Video/ Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, pas 60 minutash ndërhyn me autobotin e ujit policia, nisin shoqërimet

13/10/2026 15:39

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar gjatë protestës së studentëve, ndërsa policia ka ndërhyrë pas rreth 60 minutash dhe kanë nisur shoqërimet e protestuesve.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit, hynë brenda rrethimit të institucionit, shkulën kangjellat e trotuarit dhe shkruan në mure fjalën “Turp…”.

Protestuesit hodhën gjithashtu tulla në drejtim të xhamave të godinës. Gjatë përplasjeve u raportua edhe për një protestues të lënduar, i cili u pa i shtrirë në tokë.

Top Channel