Video/ Protestuesit bllokojnë rrugën me kangjella, hedhin shashka e sende të forta drejt policisë, këta të fundit i kundërpërgjigjen

13/10/2026 18:26

Një grup protestuesish të maskuar kanë vendosur në mes të rrugës kangjellat që kanë shkulur nga trotuaret, duke tentuar të bllokojnë kalimin e automjeteve në hyrje të rrugës së Durrësit.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa protestuesit janë mbledhur aktualisht në hyrje të Rrugës së Durrësit.

Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur shashka dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë. Këto të fundit kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë, por më pas janë grumbulluar sërish. Më pas janë shoqëruar në komisariat disa prej tyre.

Aktualisht, protestuesit ndodhen në hyrje të Rrugës së Durrësit, ndërsa përballë tyre qëndrojnë forcat e policisë.

Top Channel