Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë në karantinë për shkak të COVID-19

13/07/2020 18:00

Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë janë në karantinë për shkak të dyshimit të infeksionit me koronavirus.

Ushtria izraelite njoftoi se 568 ushtarë janë konfirmuar se kanë kontraktuar koronavirusin.

Infeksionet midis ushtarëve izraelitë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i qershorit, pasi Izraeli u godit nga një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 38.670, përfshirë 362 vdekje.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi në mbarë botën ka vrarë pothuajse 570 mijë njerëz.

Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga pandemia COVID-19.

Të dhënat tregojnë se deri më tani mbi 7.1 milionë persona në mbarë botën, respektivisht më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA