U prek nga koronavirusi, Bolsonaro reklamon hidroksiklorinën

09/07/2020 16:31

Pas muajsh promovimi të një ilaçi antimalarje, si trajtim për koronavirusin e ri, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro po e kthen veten në një rast testimi live para milionë njerëzish ndërsa gëlltit pilulat e hidroksiklorinës në median sociale dhe inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Këtë javë, Bolsonaro tha se kishte rezultuar pozitiv për virusin por se ndihej mirë falë hidroksiklorinës. Disa orë më vonë ai ndau një video të tijën duke gëlltitur atë që ai tha se ishte doza e tij e tretë.

“Unë i besoj hidroksiklorinës”, tha ai duke buzëqeshur. “Po ju?”

Të mërkurën, ai sërish foli për të mirat e ilaçit në Facebook dhe pretendoi se kundërshtarët e tij politik po bënin fushatë kundër tij. Një seri studimesh në Britani dhe SHBA, por edhe në OBSH, kanë dalë në përfundimin se klorokina dhe hidroksiklorina janë jo efikase ndaj Covid-19, dhe ndonjëherë edhe vdekjeprurëse për shkak të efekteve anësore të tyre në zemër.

Disa studime janë anuluar në fillime për shkak të këtyre efekteve anësore. Veç Bolsonaros, edhe presidenti Donald Trump ka promovuar hidroksiklorinën si trajtim për Covid-19, por klorokina, një version më toksik i ilaçit i prodhuar në Brazil, është promovuar me më shumë entuziazëm nga Bolsonaro që mendon se virusi është i paevitueshëm dhe për më tepër, nuk është një problem serioz mjekësor.

Sipas shumë kujt, Bolsonaro është bërë tani djali i posterit për kurimin e Covid-it me hidroksiklorinën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA