Emrat/ Shfrytëzim prostitucioni e vjedhje me dhunë, kush janë tre të dënuarit që ‘OFL’ u kërkon deklarimin e pasurisë

09/07/2020 10:32

TIRANË- Çlirim Marku, Oltjan Maxhari, Spartak Muçaj janë tre personat që Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar që të deklarojnë burimin e pasurisë.

Konkretisht: Çlirim Marku,  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Oltjan Maxhari,  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Çlirim Marku,  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Oltjan Maxhari, ., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel