Goditi me grusht drejtorin e bankës pas një debati, arrestohet 52-vjeçari në Berat

08/07/2020 13:58

BERAT- Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se pas një debate, ka goditur me grusht drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Ai tashmë do të përballet me akuzat për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA