Ahmetaj inspekton ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në Vorë: Javën që vjen, nisim ndërtimin e banesave private…

08/07/2020 12:47

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ditën e sotme ka inspektuar punimet që po bëhen në shkollën 9-vjeçare në Ahmetaq të Vorës. Kjo është një nga 140 shkolla që qeveria ka premtuar të rindërtojë deri në fund të vitit, pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

“Kanë avancuar punimet për ndërtimine  shkollës së re. Është një nga 140 shkollat që ne do ndërtojmë. Kjo do të jetë gati më 25 nëntorë. Këto shkolla do të jenë edhe për nxënësit me aftësi ndryshe për të lehtësuar jetën e tyre. Është premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë në të gjithë zonën e prekur nga tërmeti. Qoftë me shkollat qoftë me shtëpitë individuale që do të fillojnë javën e ardhshme” tha Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA