
25/02 10:51
Një grua ka vdekur në veri të Francës pas rënies nga lartësia me një tren shpejtësie në një park lojrash në Oise.
Aksidenti i të dielës ndodhi në parkun Parc Saint-Paul, konfirmuan autoritetet, ndërsa nuk është qartësuar ende sesi 32-vjeçarja fatkeqe kishte dalë jashtë mjetit.
Në këtë park një tjetër incident me vdekje ka ndodhur në vitin 2009, tha presidenti Gilles Campion.
Treni i quajtur Formula 1 Coaster, ku ndodhi tragjedia është një nga 45 zbavitjet e shpejtësisë në park dhe mund të frekuentohet nga të gjithë fëmijët 1.45 m të gjatë.
Parku i Saint Paul ishte rihapur më 6 qershor pas izolimi të koronavirusit, dhe zbatonte rregullat e sigurisë shëndetësore si përdorim maskash dhe distancim fizik.
Top Channel