
24/02 19:13
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Temë në studio, ishte shpallja e kandidaturës për president të SHBA-ve, të reperit Kayne West, njëherazi dhe partneri i yllit Kim Kardashian. Sakaq, për ta bërë sa më aktuale bisedën, Bieta shpesh ndërhynte dhe pyeste të ftuarit për aspiratat e tyre në politikë.
Një pyetje të tillë ia bëri dhe Stresit, por pak më ndryshe.
“A do e shikojmë ndonjëherë Stresin në krah të Edi Ramës”, pyeti Bieta.
Ndërsa Stresi u përgjigj se në mënyrë absolute jo, duke e krahasuar veten me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kur tha që sikurse dhe Albini, ai nuk i shkel idealet e parimet.
Top Channel