
Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin nënë e bijë Arba Gramo dhe Krista Merkoçi.
Abra është me profesion farmaciste, ndërsa Krista një fotomodele e njohur. Arba kur lindi Kristën ishte shumë e re dhe tashmë kanë një marrëdhënie si shoqe.
Gjatë fjalës së saj, Arba tregoi momentin e parë kur ka mbajtur në krahë Kristën. Shprehet se është zhgënjyer paska, pasi jo gjithçka i rezultoi si në librat që ka lexuar, në të cilat thuhet se ndjesia kur ke fëmijën në krahë është e mrekullueshme. Përkundrazi rrëfeu se ndihej më me përgjegjësi që kishte për detyrë të edukonte e rriste atë qenie të vogël.
Ndërsa Krista, ndryshe nga e ëma ka vendosur që të bëhet nënë në një moshë më të madhe. Dhe dilema e saj është nëse hendeku i madh në moshë që do të ketë me fëmijët, do të ndikojë apo jo në marrëdhënien e tyre.
Top Channel