
Mbytja e një pushuesi 73-vjeçar nga Kosova mbrëmjen e së premtes te Shkëmbi i Kavajës kthen vëmendjen te rëndësia e sigurisë dhe roli i vrojtuesve dhe shpëtuesve të jetës në plazhe.
Ky vrojtues plazhi thotë se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të bëjnë kujdes fëmijët dhe moshat e treta, për të cilët rekomandon plazhin në orët e paradites dhe pasdites.
Shqetësim i mbartur edhe nga sezonet e kaluara është mungesa e baywatch-eve në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Instruktori i vrojtuesve të plazhit, Studim Hysa tregon se është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe subjekteve që të pajisin plazhet me vrojtues dhe aty ku nuk ka.
Masat e sigurisë ne plazhe janë një detyrim ligjor për subjektet që ofrojnë shërbim në bregdet, po dhe për autoritetet përkatëse ligjzbatuese, që duhet të kontrollojnë respektimin e masave që rrisin sigurinë gjatë pushimeve dhe shpëtojnë jetët në det. /Vali Qyrfyci/
Top Channel