Në Iran, 148 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11.408.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.449 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 237.878.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 198.949 persona, ndërkohë që 3.136 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.769.520 teste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA