Ilustrim

Banorët e fshatit Seman protestuan përpara zyrave të njësisë administrative për ujin vaditës, i cili mungon prej vitesh. Thatësira dhe temperaturat e larta po dëmtojnë të mbjellat në fshatrat e kësaj zone.

Sistemi vaditës në Fier është bërë jo funksional për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme duke hapur degëzime për të marrë ujin në tokat e tyre. Pandëshkueshmëria në këtë rast sipas banorëve vjen për shkak të afrimitetit që ata kanë me pushtetin.

Deputetja e zonës premtoi se ndërhyrjet e paligjshme do të eliminohen shumë shpejt.

Sistemi vaditës furnizohet nga lumi Vjosë dhe nuk ka mungesë uji, por ndërhyrjet dhe bllokimet përgjatë tij shkaktojnë thatësirë veçanërisht në periudhën e nxehtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA