Ilir Xhepaj

Ky që po shihni në foton e mësipërme është Ilir Xhepaj, i cili është vënë në prangat e policisë së një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt, për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në 30 maj në Laç.

Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe si Ilir Lika, 33 vjeç, u arrestua mesnatën e së shtunës në Tiranë, pas disa ditë ndjekje që i ishte bërë nga policia, i konsideruar si autori i dytë i kësaj ngjarjeje dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

33 vjeçari Xhepaj, ishte në kërkim edhe për një tjetër ngjarje, pasi vetëm 15 ditë përpara se ai të merrte pjesë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ai kishte plagosur me armë në Laç, shtetasin Zef Marku.

Ilir Xhepaj, do të përballet me drejtësinë edhe me një akuzë të tretë, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA