Takimi me Vuçiçin/ Von der Leyen: Dialogu me Kosovën është thelbësor, mbështesim rimëkëmbjen e Serbisë pas pandemisë

26/06/2020 12:11

Pas dështimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ku kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk shkoi në Washington si dhe kërkoi shtyrje të takimit për në datën 27 qershor, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar takime me komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Diskutim i mirë dhe i qartë me Aleksandar Vuçiç sot. Folëm për axhendën e reformave dhe mbështetjen tonë në rrugën e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rimëkëmbjen ekonomike në vazhdën e krizës # COVID19. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor edhe në këtë drejtim. Dialogu me Prishtinën është çelësi kyç”, shkroi Varhelyi.

Nga ana tjetër, Von der Leyen u shpreh:

“Faleminderit për diskutimin e mirë Vuçiç. Pas zgjedhjeve, nevojitet një dialog i gjerë me të gjitha forcat politike për të ecur përpara me reformat e nevojshme për të sjellë Serbinë më afër BE-së. Dialogu me Kosovën është thelbësor. Ne gjithashtu do të mbështesim rimëkëmbjen e Serbisë pas pandemisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA