Euronews: Draft lista e vendeve që do të lejohen të hyjnë në BE kur të hapen kufijtë!

26/06/2020 13:37

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE në 1 korrik, data kur planifikohet të hapen kufijtë ndërkombëtarë të bllokut.

Ekzistojnë dy lista, një për vendet që do të pranohen, dhe një për ata që nuk do t`u lejohet hyrja. Episodi ka ngjallur polemika pasi u zbulua se Shtetet e Bashkuara – vendi I prekur më rëndë në botë nga COVID-19 me mbi 2.4 milionë raste, do të jetë praktikisht në “listën e zezë”. Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën ta merrnin një vendim mbi vendet të cilave do t`u ndalohet hyrja pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, dhe një diplomat i BE-së tha se zyrtarët “nuk kishin mundur në atë moment të arrinin një marrëveshje”.

Euronews ka siguruar nga burime të tij diplomatike brenda bllokut, listën e plotë të vendeve për të cilat, sic thotë, do të jenë të hapura kufijtë e Europës. Rrjeti i njohur informativ thotë se mund të konfirmojë atë që raportoi dy ditë më parë, se Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar. Të njëjtat burime hedhin dyshimet mbi datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke treguar se marrëveshjet mund të mos vulosen në kohë. Në listën e plotë të vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë sipas draftit, e aty figuron edhe Shqipëria e Kosova. Burime diplomatike aluduan sidoqoftë se ka mosmarrëveshje lidhur me kriteret që duhen marrë parasysh për këtë qëllim, me disa zëra që pretendojnë se të dhënat në lidhje me normat e COVID nuk janë të besueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA