Tre vite nga tragjedia e Tempit në Greqi ku humbën jetën edhe 6 shqiptarë/ Nis gjyqi për aksidentin, por ndërpritet nga tensionet në sallë 23/03 19:00
Kafes së mëngjesit nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë as deputetët e Kuvendit.
Si për të respektuar shmangien e grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura, parlamentarët kanë vendosur ta konsumojnë kafen në oborr, ndonëse nuk kanë mundur t’i qëndrojnë besnikë distancës sociale.
Kështu, përpara Kuvendit është krijuar një kafene, ku pjesa më e madhe e deputetëve janë shfaqur pa maska, ndonëse nuk kanë munguar edhe të përpiktët, me maska vënë.
Në foto, deputetët shfaqen të shpenguar dhe pranë njëri-tjetrit.
Top Channel