Aktakuzat/ Sejamini: Nëse marrëveshja e shpëton Kosovën ta nënshkruaj Hoti; Bushati: Ky nuk merr vesh
25/06/2020 23:04
Mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një moment kur nuk e priste askush.
Sipas analistit Neritan Sejamini nëse marrëveshja Kosovë- Serbi është e mirë mund ta firmosë kryeministri Avdullah Hoti.
“Nëse kjo marrëveshje është kaq e mirë atëherë pas dy javësh ta firmosë kryeministri Hoti. Meqë kjo marrëveshje e shpëton Kosovën ta nënshkrojë Hoti. Hoti nuk thirret nga Gjykata, nuk e pengon kush të udhëtojë drejt SHBA-së, mund ta nënshkrojë pas dy javësh”- tha Sejamini.
“Po ky nuk di asgjë. Është kot, nuk di asgjë për marrëveshjen”- ndërhyri Bushati.
Top Channel