TIRANË- 8 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
A. Sh., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sh. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”.
Ndërkohë të arrestuarit e tjerë janë A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në pranga 8 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
———
Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në zbatim të Planit të Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellë me cannabis sativa, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Zgurë”, në vendin e quajtur “Bujen” konstatuan një ambient të hapur, në një terren malor të pyllëzuar, ku u gjetën të mbjella 98 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Po gjatë kontrollit të ushtruar në Zallherr, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgurë, u gjetën të mbjella 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel