46 viktima/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me Covid-19
23/06/2020 17:34
Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.
Ministria e Shëndetësisë ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.
Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Top Channel