Ikona e Francës rurale/ Gjeli Moris ‘ndalon’ këngën

19/06/2020 13:00

Gjeli francez që u bë simbol i tensioneve mes Francës rurale dhe asaj urbane në një betejë gjyqësore për këngën e tij të mëngjesit, është ndarë nga jeta.

Lajmi i kobshëm është dhënë nga pronarja e tij. Gjeli Moris u bë i famshëm në të gjithë vendin pasi kënga e tij e mëngjesit bezdiste një cift pensionishtësh që kishin një shtëpi verore në ishullin piktoresk Oleron, në Francën perëndimore, dhe ata e hodhën pronaren në gjyq, në përpjekje për ti mbyllur gojën gjelit.

Rasti, vitin e kaluar, u pa si simbol i hendekut mes traditës së Francës rurale dhe të ardhurve nga qyteti, që e përdorin fshatin për shtëpitë e tyre të dyta por nuk u pëlqen aspak era dhe tingujt e fshatit. Pronarja e gjelit, Korin Feso, tha për AFP se Morisi, 6 vjecar, kishte humbur jetën nga Koryza, një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, i zakonshëm mes pulave e gjelave, gjatë izolimit nga koronavirusi.

“Ne e gjetëm atë të ngordhur në fund të kotecit të pulave, bëmë gjithçka që mundëm” tha ajo duke shtuar se ngjarja kish ndodhur në fillim të majit por se ishte pritur deri tani për të publikuar informacionin për shkak të krizës së shëndetit. “Covid 19 ishte më i rëndësishëm se gjeli im”, shpjegoi ajo. “Moris ishte një emblemë, një simbol i jetës rurale dhe një hero”, tha ajo ndërsa e varroste në oborrin e saj. Moris, sidoqoftë, e këndoi këngën e fundit të tij kur gjykata franceze rrëzoi padinë dhe ai u lejua të vazhdonte i patrazuar me ritualin e tij mëngjesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA