Për të arritur mirëqenien më të madhe të mundshme, është më mirë të merrni më shumë se një javë pushime.

Por efektet pozitive të relaksimit do të tentojnë të zhduken shpejt, kjo është arsyeja pse zgjedhja për t’i lejuar vetes periudha më të shkurtra pushimi gjatë vitit mund të ketë anët e saj pozitive.

 

Ne kemi dalë nga një periudhë izolimi në të cilën njerëzit kanë punuar me orë të gjata, por produktiviteti dhe përqendrimi ka qenë i ulët. Harvard Business Review rekomandon 6 strategji për të inkurajuar njerëzit të marrin pushime.

Ja cilat janë ato:

Qartësi: sigurohuni që politikat e kompanisë në lidhje me pushimet janë të qarta për njerëzit.

Përcaktoni pushimet: udhëzoni njerëzit të gjejnë mënyra alternative dhe të mundshme për të kaluar kohë cilësore me familjet e tyre.

Tregoni interes dhe kujdes: në përgjithësi gjatë kësaj periudhe gratë kanë luftuar më shumë, kujdesuni për të gjithë bashkëpunëtorët tuaj duke mos lënë askënd pas dore.

Modeloni sjelljen e njerëzve të tjerë: njerëzit mësojnë nga ato që shohin, jo nga ato që dëgjojnë, kështu që jini të parët që jepni një shembull të mirë.

Pushime të shkurtra: pushimet e shkurtra dhe të shpeshta janë më të shëndetshme se pushimet e gjata një herë në vit.

Stimuloni bashkëpunimin: ndihmon ekipet që të organizohen që të jenë në gjendje të qëndrojnë në shtëpi në rotacion dhe të lejojnë të gjithë të kenë me të vërtetë kohë për t’u shkëputur çdo herë pas here.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA