Gjykata dha masën arrest me burg për Franci Alimin, 28 vjeç nga Tirana pasi akuzohet se vendosi tritol në një lokal të njohur në Tiranë.

Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se ai mohon të ketë vendosur tritolin.

Por prokurori Dritan Nushi kërkoi arrest me burg, pasi sipas tij kamera e sigurisë e ka identifikuar.

Gjyqtari Bedri Qori e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe kërkoi arrest me burg.

Franci Alimi, u arrestua më 12 qershor, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit dhe i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA