Disa pronarë të restoranteve kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të mos lejimit të organizimit të dasmave.
“Na me përfaqësuesit e gastronomisë dhe të gjithë bizneset që janë të këtij drejtimi, kemi bërë një kërkesë që në rend të ditës të jetë edhe puna e jonë për shkak të kësaj pandemie. Do të shohim mundësitë dhe modalitetet që puna dhe biznesi i jonë sepse është një dëm i madh që ju ka bërë estradës dhe gastronomisë. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerët dhe kërkesa jonë është e qartë, ose duhet të punojnë të gjithë apo mos të punojë asnjë. Kur ka mundësi të punojnë sektorët tjerë, atëherë edhe ne duhet të punojnë dhe sektori i jonë”, tha Muçiqi.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se, këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare.
“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, kishte thënë Vitia.
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i vendos masat e kufizimit për disa biznese. Marre nga Telegrafi
Top Channel