Me urdhër të prokurorit, prezantuesja e vetë-shpallur Ioanna Kouskousi, që sulmoi një ditë më parë zëvendësministrin grek të Mbrojtjes Civile Nicholas Hardalias u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut pasditen e kësaj të mërkure.
44-vjeçarja u la e lirë dhe u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut me urdhër të prokurorit.Ndaj saj janë ngritur akuza penale për fyerje dhe kërcënim.
Kallëzim ndaj saj ka bërë edhe Sigurimi i Shtetit për veprat e fyerjes dhe frikësimit.Incidenti ndodhi në një restorant në qendër të Selanikut ku zëvendësministri po drekonte.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, gruaja fillimisht i kishte kërkuar zëvendësministrit të bënte një foto me të dhe pasi ai kishte pranuar, ajo i kishte hedhur një gotë me ujë fytyrës.
Policia e prangosi dhe ajo e kaloi natën në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut.
Ioanna Kouskousi u bë e njohur në mediat sociale gjatë karantinës kur shpërtheu në ulërima ndaj një polici që nuk e kishte lejuar të bënte shëtitje në plazhin “e mbyllur” të Selanikut.
Top Channel