Dashuri e pastër! U kujdes për të shoqin e sëmurë me tumor për 13 vite, gruaja: Nuk më interesonte shëndeti im, doja …

10/06/2020 21:25

Një grua në Britaninë e Madhe, ka treguar se për 13 vite është kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili në vitin 2015 ka ndërruar jetë nga një tumor në tru.

Sara Challice, 49 vjeçe nga Londra, u takua me bashkëshortin e saj Neal teksa punonin në të njëjtën kompani. Vetëm gjashtë javë pasi ato vendosën të dilnin me njëri-tjetri, Neal u diagnostikua me tumor në tru dhe u mbërthye pas një karrigeje me rrota. Për mediat britanike, Sara thotë se e kishte kënaqësi të kujdesej për të shoqin, madje nuk i interesonte shëndeti i saj, vetëm e vetëm që ai të bëhej mirë.

“E motivoja gjithmonë. I tregoja se ai do të bëhej mirë, unë isha aty për të dhe bashkë do t’ia dilnim. Unë hoqa dorë nga jeta ime, nuk dilja dhe kujdesesha vetëm për të. Kujtoj se një herë u sëmura shumë rëndë, shkova në spital dhe më thanë që ishte e nevojshme që unë të shtrohesha. Por refuzova, duhej të kujdesesha për Neal”, u shpreh Sara.

Sakaq, Sara kujton dhe momente të bukura që ka kaluar me Neal, takimin e tyre të parë dhe paragjykimet që e kanë shoqëruar pasi i shoqi ishte 12 vite më i madh.

“Ai më nxori për drekë. U takuam disa herë dhe krijuam një lidhje. Gjashtë javë pasi lidhjes ai u diagnostikua me tumor në tru. Si pasojë e sëmundjes këmbët e tij u paralizuan dhe gjatë gjithë kohës qëndronte vetëm në një karrige me rrota. Jam paragjykuar sepse ai ishte 12 vite më i madh. Kujtoj Neal që me gjysmë zëri më propozoi për martesë. Kishte frikë se do ta refuzoja sepse ai ishte i sëmurë. Këto gjëra nuk ndikojnë tek unë thash, ne jemi bashkë dhe do të jemi gjatë gjithë jetës. Kur ai vdiq në 2015 u trondita shumë. Ende nuk e kam kapërcyer atë moment dhe do të më ndjekë si hije nga pas gjithmonë”, u shpreh gruaja.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA