Foto/ Protestat në SHBA, ushtria merr kontrollin e qyteteve

02/06/2020 06:39

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë për të shtatën ditë protestat masive pas vrasjes së George Floyd. Presidenti i SHBA, Donald Trump në deklaratat e tij përdori një gjuhë më të ashpër ndaj protestuesve.

Trump tha se ajo që ndodhi mbrëmë në Washtington DC ishte një ‘turp’ dhe paralajmëroi se masat e shtetrrethimit do të zbatohen në mënyrë të rreptë.

“Kushdo që shkel rregullat do të arrestohet, ndalohet dhe ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit. Organizatorët e “terrorit” do të përballen me dënime të rënda penale dhe dënime të gjata në burg.

Po dërgoj mijëra ushtarë për të ndaluar trazirat, plaçkitjet, vandalizmat, sulmet dhe shkatërrimin e padobishëm të pasurisë”- tha Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA