MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në vendin fqinj, ndërsa kanë shtuar se gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar edhe 89 persona të tjerë.

6 viktima në Spitalin 8 shtatori dhe një në klinikën për sëmundje infektive. Njëri nga viktimat është i moshës 83 vjeçare, një tjetër nga Ohri i lindur në vitin 1976 dhe një i lindur në vitin 1947.

Këto shifra vijnë në një kohë ku, Maqedonia e Veriut është drejt rihapjes madje kërkon të mbajë edhe zgjedhje të parakohshme. Më tej ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka  paralajmëruar konferencë urgjente në orë 15:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA