Kosovë/ Qeveria vendos masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë

31/05/2020 00:49

Qeveria e Republikës së Kosovës sot vendosi masat e reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Masat e vjetra do të vazhdojnë të zbatohen, derisa atyre do të ju shtohen vazhdimisht ato të reja.

Në njoftim thuhet se në marrëdhëniet tregtare Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve të tjera në kundërshtim me Kushtetuën e Kosovës e legjislacionin në fuqi, përmbajnë emra të vendeve të Kosovës por jo emrin e shtetit, i referohen Republikës së Kosovës përveçse Republika e Kosovës apo përmbajnë elemente pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Këto vendime u morën në mbledhjen e 37-të nga Qeveria në detyrë të shtunën mbrëma.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA