Një ministër kinez tha sot se rivaliteti strategjik mes vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara ka hyrë në një periudhë të rrezikut të lartë dhe se Uashingtoni ka intensifikuar “presionin dhe përmbajtjen” ndaj Kinës që prej pandemisë së koronavirusit.
Ministri kinez i mbrojtjes Wei Fenghe tha në takimin e zyrtarëve më të lartë ushtarakë se Kinë duhet të shtojë frymën e saj luftarake pasi “konfrontimi strategjik Sino-SHBA ka hyrë në një periudhë risku të lartë.”
“Ne duhet të forcojmë frymën luftarake, dhe të përdorim aftësitë e luftimit për promovimin e stabilitetit”, tha ai.
Gjatë mbledhjes, kreu i armatimeve të forcave ajrore kineze Zhu Cheng, tha se rivaliteti mes Perëndimit dhe Kinës po intensifikohej në disa fusha, duke përfshirë atë kibernetike, hapësinore, thellësitë detare dhe në sferën biologjike.
Ndërsa një oficer i marinës kineze tha: “Përballë konfrontimeve të vazhdueshme me SHBA dhe pandemisë së papritur të koronavirusit, kryetari Xi [Jinping] na ka udhëhequr në tejkalimin e vështirësive dhe kthimin e rreziqeve në mundësi.”
Kësaj jave Presidenti Xi urdhëroi forcat e armatosura të forcojnë ndjeshëm stërvitjen e trupave dhe të përgatiten për luftë.
Top Channel