U fut për t’u larë, por u mbyt/ Polumbarët gjejnë trupin e marokenit në Bunë
30/05/2020 14:03
Është arritur të gjendet trupi i pajetë i shtetasit maroken me shtetësi francize, i mbytur në lumin Bunë një ditë më parë.
Polumbarët nisen kërkimet në orët e drekës së ditës së sotme, në fshatin Darragjat dhe kanë arritur ta gjejnë trupin e të riut.
Ai ishte futur për t’u larë në ujërat e lumit, por nuk ka arritur të dalë i gjallë.
Top Channel