(FOTO) Pamjet e rralla brenda tuneleve të kokainës së bosit të drogës, El Chapo-s

29/05/2020 09:59

Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë me vlerë miliona dollarë. Kjo bëhet nëpërmjet tuneleve të narkos, nën këmbët e agjentëve.

Bandat e tmerrshme janë detyruar të gjejnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura të bollshme gjatë pandemisë dhe një ndihmë e madhe për ta janë tunelet e ndërtuara dhe perfeksionuara ndër vite.

Në muajin mars, agjentët amerikanë zbuluan drogë me vlerë 30 milionë dollarë në një tunel në San Diego, i cili ishte i pajisur me një sistem të sofistikuar ventilimit, madje edhe me hekurudhen e tij.

Zbulimi i saj erdhi vetëm dy muaj pasi “super tuneli” më i gjatë i gjetur ndonjëherë u zbulua në janar. Ky tunel shtrihej mbi një milje nën kufirin SHBA-Meksikë.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel